(2L ONLINE) – Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Rashit Mustafa i njohur si komandant Karadaku, Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti më bashkëpunëtor kanë bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti si dhe kanë vendosur kurore lule pranë varrit të këtij dëshmori.
Duke i përshëndetur familjarët e Rashit Mustafës ai kërkoj nga ata që të jenë të fort dhe krenar për punën dhe veprën e këtij kolosi. Ndërkaq pas vendimit që ka marrë i Kuvendi Komunal i Vitisë për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e shtatores të kushtuar këtij dëshmori kanë filluar edhe punimet në ndërtimin e saj dhe atë pranë stacionit të autobusëve në Viti. /2L ONLINE/