Përkujtohet dëshmori Nijazi Azemi-Komandant Mjekra në përvjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë.
Me rastin përvjetorit të rënies së dëshmorit Nijazi Azemi- Komandant Mjekra, sot janë bërë homazhe pranë varrit në tij në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Këtyre homazheve i ka prirë zv/kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga kryesuesi I Kuvendit, Naim Pira me bashkëpunëtorë.
Në këto homazhe gjithashtu kanë marrë pjesë përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtar të tij nga ish Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc si dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve shtetërorë dhe të tjerë të cilët e nderuan Komandant Mjekrën.
Përndryshe Nijazi Azemi-Komandant, Mjekra ka rënë heroikisht me datën: 26.03.2001, dëshmorë, nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).
Për nder të këtij dëshmori çdo vit në Komunën e Vitisë organizohet Manifestimi “Flakadani i Karadakut” i cili karakterizohet me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive por që këtë vit ishte reduktuar për shkak të gjendjes së pandemisë nga virusi Covid-19. /2LONLINE.com/