DYLON

Lutfi Haziri: 92 qytetarë janë në hospitalizim, apeloj për respektim të masave anti-COVID-19

Lutfi Haziri: 92 qytetarë janë në hospitalizim, apeloj për respektim të masave anti-COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situates për dy ditët e fundit.

Kryetari Haziri ka bërë të ditur se 92 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim, derisa bëri të ditur se aktualisht janë 563 raste aktive.

EkoHigjiena

Ai ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 16936 mostra, 4720 kanë rezultuar pozitivë, 4040 janë shëruar, 117 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 563 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 92 persona dhe 563 mostra në pritje për  rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.