DYLON

Kamenicë: Ja cilat kategori ftohen për t’u regjistruar për vaksinim kundër COVID-19

Kamenicë: Ja cilat kategori ftohen për t’u regjistruar për vaksinim kundër COVID-19
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Shëndetësisë̈ dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Kamenicës, ka njoftuar se në kuadër të mbrojtjes nga pandemia COVID-19, është edhe vaksinimi i banorëve të Komunës së Kamenicës.

Andaj, kjo Drejtori thekson se në momentin e fillimit të vaksinimit në të gjithë vendin, edhe në Komunën e Kamenicës do të filloj ky vaksinim.

EkoHigjiena

Për këtë arsye Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Spciale u bënë thirrje këtyre kategorive që nga dita e hënë deri ditën e mërkurë, nga ora 08:00 deri në orën 14:00, të lajmërohen tek ekipet e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Famijlare, në mënyrë që të regjistrohen në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19.

Kategoritë të cilat luten të lajmërohen:

– Punëtorët shëndetësorë dhe jo shëndetësorë, të cilët janë të punësuar në institucionet publike dhe private, që janë banorë të Komunës së Kamenicës;

– Banorët e Komunës së Kamenicës të moshës 65 vjeç deri në 80 vjeç e më shumë;

– Pacientët me sëmundje kronike, banorë të Komunës së Kamenicës.   /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.