Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, të shoqëruar me ish shefin politik Jonuz Musliu, bashkëluftëtarë të tjerë dhe familjarë bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Dobrosin të Bujanocit. Gjatë ceremonisë së përkujtimit të përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Berat Sinanit dhe të tjerëve u tha se pse vepra e dëshmorëve është e shtrenjtë dhe heroizmi i tyre i pazëvendësueshëm.
“Berati ishte një trim i cili asnjëherë nuk u nda nga shokët, ishte një djalë i cili edhe shokëve të tij i dha kurajo për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe vepra e tij nuk duhet harruar në asnjë moment” , tha Jonuz Musliu.