DYLON

FIFA vendos sot për pranimin ose jo të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Federata Botërore e Futbollit – FIFA vendos sot për pranimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë. FIFA zhvillon ditën e dytë të kongresit në Meksiko Siti dhe Kosova është pika e 15-të në rend të ditës. Kosova, javën e kaluar, është pranuar në Federatën Evropiane të Futbollit, duke u kualifikuar kështu edhe për FIFA. Për t’u bërë anëtare e organizatës botërore të futbollit, Kosovës i duhen së paku 105 vota nga 209 sa është totali i tyre. Nëse pranohet, kombëtarja e Kosovës do të ketë të drejtë të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të Futbollit më 2018.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.