Përgjegjësi për çështje fetare, Chaplin Canionervo i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari Këshillit, Naim Aliu.
Kryetari Aliu e njohu me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilanit. Ai ndër tjerash e njoftoi për aktivitetet e KBI- së derisa pjesë shumë me rëndësi është bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivojmë në vazhdimësi.
Chaplin Canionervo e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan në projekte të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe në ruajtjen e bashkëjetesës ndërfetare në vend.
Në fund të takimit kryetari Aliu i dhuroi mysafirit një Kur’an të përkthyer në gjuhën angleze si dhe një revistë të botuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila dëshmon për trashëgimin kulturore me objekte fetare islame në Kosovë.