Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës është mbajtur trajnimi dyditor me Menaxherët dhe Zyrtarët Komunal për Energji të Komunave të Kosovës, me grupin e dytë.
Ky trajnim është mbajtur në kuadër të Projektit të AKK-së me GIZ-in “Mbështetja e Komunave të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve për hartimin e Model Planit Komunal për Energji dhe Klimë”.
Në hyrje të punëtorisë trajnuese kanë folur edhe z.Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së, z.Ahmet Ismajli – Drejtor Menaxhues në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, z.Bujar Sekiraqa nga Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe znj.Meral Hallaqi-Radoniqi nga Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë / GIZ.
Në këtë trajnim, kanë ligjëruar trajnerët sipas temave:
Z.Petrit Krasniqi – Hartimi i Plani Komunal për Energji dhe Klimë dhe Integrimi i burimeve të ripërtëritshme në sektorë të ndryshëm,
Znj.Vjollca Podvorica – Masat e reduktimit të konsumit të energjisë / lëndëve djegëse dhe reduktimit të emetimeve të gazrave serë në sektorin e transportit,
Z.Petrit Ahmeti – Masat e Efiçiencës së Energjisë në ndërtesa dhe rëndësia e tyre,
Z.Lum Mita – Burimet dhe Financimi i projekteve të energjisë në nivelin komunal.
Komunat për këto trajnime janë ndarë në dy grupe për shkak të efektivitetit të trajnimeve, ku në fazën e parë të trajnimit ishin Komunat si: Prishtina, Gjilani, Parteshi, Ranilluku, Kamenica, Novobërda, Kllokot, Hani i Elezit, Kaçanik, Ferizaj, Podujeva, Graçanica, Lipjan, Obiliqi, Vushtrria, Mitrovica.
Trajnimet për pjesën e dytë të Komunave: Shtime, Shtërpce, Suhareka, Prizreni, Mamusha, Dragashi, Rahoveci, Malisheva, Drenasi, Gjakova, Junik, Deçan, Pejë, Istogu, Fushë-Kosova, Klina, Skenderaj dhe Viti. /2LONLINE/