DYLON

U hodh shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës

U hodh shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sot, në selinë e FFK-së, në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Skuadra fituese e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi do të jetë mikpritëse e Vllaznisë së Pozheranit, ndërkaq kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë mysafir i Phoenixit. Ndeshjet zhvillohen më 17 nëntor, derisa skuadrat që kanë më shumë se dy lojtarë të angazhuar në kombëtare ndeshjet do t’i luajnë më 24 nëntor.

EkoHigjiena

Çiftet komplete
Llapi – Vllaznia Pozhoran
Vëllaznimi – Prishtina
Dukagjini – Rilindja 1974
Prizreni – Istogu
Feronikeli ’74 – 2 Korriku
Phoenix – Ballkani
Vushtrria – Drenasi
Vjosa – Ulpiana
Drenica – Flamurtari
Behari – Ferizaj
Drita – Liria
A&N – Rahoveci
Trepça ‘89 – Kika
Trepça – Gjilani
Fushë Kosova – Arbëria
Ramiz Sadiku – Malisheva

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.