Në Kamenicë është mbajtur takimi përmbyllës i fushatës për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, me koordinatoren e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ), Nazmije Demolli-Kastrati, rreshterin nga Policia e Kosovës, Ismet Bajrami dhe zyrtarin policor Arsim Gashi.
Në këtë takim u diskutua për ecurinë e fushatës kundër “Trafikimit me Qenie Njerëzore”, duke deklaruar se në Komunën e Kamenicës nuk ka asnjë rast të trafikimit me njerëz.
NJKDNJ-ja në bashkëpunim me Njësinë në Komunitet pranë Stacionit Policor në Kamenicë, ka organizuar fushata vetëdijësuese për parandalimin e dukurive negative.
Qëllimi i aktiviteteve ishte informimi mbi rreziqet nga trafikimi me qenie njerëzore dhe pjesëmarrja aktive e të gjithëve në parandalim dhe luftim të kësaj dukurie.
Koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli-Kastrati në këtë takim ka theksuar se është obligim që fëmijët t’i edukojmë në një frymë dhe cilësi të lartë.