“Punët në Komunën e Kamenicës janë duke vazhduar edhe në kohën e pandemisë. Gjatë ditës së djeshme ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Ali Hadri” në lagjen Iliria në Kamenicë”, njofton zyra për informim e kësaj komune, transmeton Portali 2LONLINE.com.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se Kamenica po ndërtohet dalngadalë dhe se punët për qytetarët e Kamenicë do të vazhdojnë.
“Dalngadalë Kamenica po ndërtohet. Asfaltimi i rrugës “Ali Hadri” në lagjen Ilira sot përfundoi, ndërkaq që ne vazhdojmë me punë për qytetarët tanë”, ka thënë Kastrati.
Edhe nënkryetari i komunës, Faton Jakupi ka uruar banorët e kësaj lagje pas përfundimit të asfaltimit të rrugës “Ali Hadri”.
“Rruga “Ali Hadri” -lagja Iliria. Edhe kjo rrugë po asfaltohet sot, urime banorëve të kësaj lagje. Vazhdojmë!”, tha Jakupi.
Afaltimi i 15 rrugëve lokale, është duke u bërë në kuadër të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore nga Ministria e Infrastrukturës.