Platoja e amfiteatrit të qytetit në Kamenicë ishte e mbushur me lojtarë e tifozë të lojës së badmintonit.
Një lojë e jashtëzakonshme me lojtarë tejet konkurrues tërhoqi një numër të madh të pjesëmarrësve duke i shtuar emocione dhe entuziazëm këtij aktiviteti.
“Një energji e pa përshkruar mbizotëroi gjatë gjithë lojës ku në fund, fituesit u shoqëruan me duartrokitje dhe u shpërblyen me mirënjohje”, bënë të ditur zyra për informim e Komunës së Kamenicës.
Të parët e kësaj loje u shpallën:
Vajzat fituese
1. Suela Keka
2. Dhurata Morina
3. Erona Morina
Djemtë fitues
1. Bardh Guda
2. Ertol Lenjani
3. Dionis Morina
Kjo ngjarje u përmbyll me kujtime të bukura duke i inkurajuar më shumë njerëzit të merren me këtë sport. /2LONLINE/