Përfundon Fushata vetëdijësuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore (18 tetor – 17 nëntor)
Me rastin e muajit Tetor, i cili konsiderohet si ‘Muaji Ndërkombëtar Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore’, Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) pranë Drejtorisë së Administratës në Kamenicë, Nazmije Demolli Kastrati në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Stacionin Policor në Kamenicë, organizoi aktivitete të shumta sa i përket Parandalimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Slogani i fushatës ishte: “MOS HESHT”
Mesazhi i fushatës: “TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË! TA MBROJMË VETËN DHE FËMIJËT TANË!“.
Fushata kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore ka filluar që nga data 18 Tetor, ku në bashkëpunim me Policinë e Kosoves dhe Drejtorinë e Arsimit janë realizuar dhe vazhdojnë të realizohen aktivitete të ndryshme, sesione informuese nëpër shkolla, takim dhe bashkëbisedim me qytetarë të grupmoshave të ndryshme, shpërndarje të fletpalosjeve dhe materialeve tjera ndërgjegjësuese lidhur me Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Gjatë këtij muaji ngërgjegjësues Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore u realizuan këto aktivitete:
– Më 18 tetor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër TQNJ, hapja e fushatës sensibilizuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore – Vizitë Stacionit Policor në Kamenicë;
– Në koordinim me Kryetarin e Komunës u organizuan: Mbledhja e KKSB-së, ku si pikë e veçantë e rendit të ditës ishte edhe Fushata Vetdijësuese Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
– Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati bashkë me Drejtorin e Arsimit, Afrim Dërvishi, organizuan Seancën e rradhës së Asamblesë Komunale të Fëmijëve, ku si pikë e veçantë rendit të ditës ishte edhe Fushata Vetdijësuese Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore;
– Koordinatorja e NJKDNJ-së Demolli Kastrati, vizitoi Divizionin për Avancimin e të Drejtave të Njeriut pranë MAPL-së, ku qëllimi i kësaj vizite ishte diskutim rreth ecurisë së fushatës Kundër TQNJ dhe furnizimi me materiale promovuese;
– Me rastin e Fushatës Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati bashkë me Drejtorin e Arsimit, Afrim Dërvishi dhe me Fëmijët e Asamblesë Komunale, vizituan Stacionin Policor në Kamenicë;
Gjithashtu, u mbajtën edhe sesione informuese me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Kamenicës për Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe atë
në:
SHFMU “Rexhep Mala” në Topanicë,
SHFMU “Metush Krasniqi”, Roganë,
SHFMU “17 shkurti”, Muciverc
SHFMU “Xhavit Ahmeti”, Hodonoc
IAAP “Andrea Durrësaku”, Kamenicë
Ndërsa, fletpalosje iu shpërndanë nxënësve në
këto shkolla:
SHFMU “Dëshmorët e Kombit”, Kamenicë
SHFMU “Fan.S.Noli”, Kamenicë
SHFMU “Avdullah Presheva Krashnica”, Koretin
SHFMU “Hasan Prishtina”, Busavatë
SHFMU “Sadri Misini”, Shipashnicë
SHFMU “Skenderbeu “, Hogosht
Shkolla “Desanka Maksimoviq”, Kamenicë
Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati gjatë këtyre sesioneve prezantoi videospotin dhe bashkëbisedoi me nxënës për parandalimin e kësaj dukurie, si dhe për masat preventive që duhet ndermarrë të rinjët në mënyrë që mos të bien pre e trafikantëve.
Për realizimin e këtyre aktiviteteve Koordinatorja Demolli Kastrati falënderon për bashkëpunimin dhe mbështetjen Kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj, Drejtoreshën e Administratës së Përgjithshme, Arlindë Sejdiu, Drejtorin Komunal të Arsimit, Afrim Dervishi, Komandantin e Stacionit Policor Kamenicë, Florim Klaiqi, Asamblenë Komunale të Fëmijëve, Divizionin për të Drejtat e Njeriut pranë MAPL-së, si dhe mekanizmat tjerë institucional në nivelin lokal e qëndror. /2LONLINE/