Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Vaxhid Rexhepaj, ka pritur në takim Drejtoreshën e organizatës HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina, Koordinatoren e Zyrës së HANDIKOS-it, Shejnaze Fazliu, anëtarin e HANDIKOS, Mevlud Morina, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me përmirësimin e infrastrukturës për qasje sa më të lehtë për personat me aftësi të kufizuara.
Shefi i Kabinetit, Vaxhid Rexhepaj ka thënë se projektet të cilat është duke realizuar kjo qeverisje prioritet kanë qasjen sa më të lehtë personave me aftësi të kufizuara, duke u nisur nga qasja në qytet e deri te domosdoshmëria e mbështetjes së shërbimeve për fëmijë, e të rritur me aftësi të kufizuara, në mënyrë që të kenë një jetë sa më të mirë.
Ndër të tjera në këtë takim është diskutuar edhe ndërtimi i objektit për këta persona, ku Shefi i Kabinetit theksoi se komuna ka ndarë edhe parcelën, dhe se në një të ardhme të afërt pritet që projekti për ndërtimin e Objektit të Qendrës për HANDIKOS në Kamenicë të aprovohet dhe realizohet nga donatori.
Në anën tjetër Drejtoresha e HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina, ka falënderuar Shefin e Kabinetit, duke kërkuar që kërkesat e personave me aftësi të kufizuara të jenë prioritet i kësaj qeverisje. /2LONLINE/