Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi me bashkëpunëtorë mori pjesë në forumin e biznesit Serbi-Turqi i organizuar gjatë ardhjes së presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan në një vizitë në Serbi.
Përfaqësues të komunës dëgjuan për planet e investimeve, shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimeve mes dy shteteve.
Erdogan tha mes tjerash se shkëmbimet tregtare janë 800 milion dollar dhe se do të punohet në rritjen e tyre.
“Bujanoci po i bënë përpjekjet e saja për të konkretizuar bashkëpunimin me biznesin turk, bashkëpunim ky që për qëllim ka krijimin e vendeve të reja të punës”, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Bujanoct, Shaip Kamberi.
Pjesë e vizitës së Erdogan në Serbi është edhe forumi I biznesit në të cilin po marrin pjesë 140 biznese nga Turqia.
BURIMI: Titulli.com