Java e 29-të e Superligës së Kosovës në futboll sot sjellë tri ballafaqimet e para të kësaj jave, mes tyre edhe të dy skuadrave gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar, Dritës dhe Gjilanit.
Skuadra e Dritës do të jetë nikoqire e skuadrës nga Prizreni, Lirisë. Kjo ndeshje luhet në stadiumin ndihmës në Gjilan dhe është e rëndësishme për skuadrën gjilanase e cila mëton të vazhdojë tutje “luftën” për titull kampioni. Aktualisht Drita ndodhet në pozitën e tretë me 54 pikë, aq sa ka edhe Llapi në pozitën e dytë, derisa lideri Ballkani ka 56 pikë.
Në anën tjetër, Liria është në fund të tabelës me 10 pikë dhe është afër rënies nga Superliga.
Skuadra tjetër gjilanase, Gjilani, ndeshjen e kësaj xhiroje do ta zhvillojë si skuadër udhëtuese, ku e pret ballafaqimi me Prishtinën. Edhe për skuadrën kuq e bardh pikët janë shumë të rëndësishme për të ikur nga zona e barazhit. Aktualisht Gjilani ndodhet në pozitën e 7 me 30 pikë, aq sa ka edhe Feronikeli ‘74 që ndodhët në pozitën e tetë (pozitë e barazhit).
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Feronikelit 74 dhe Ballkanit, derisa nesër në orar janë edhe ndeshjet Dukagjini – Llapi e Fushë Kosova – Malisheva.
Perndryshe, të tri ndeshjet e sotme zhvillohen nga ora 15:00. /2LONLINE/