Për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës, FPU Letnicë ka ndërperë trajtimin e ujit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava”, përmes një njoftimi për konsumatorë, bënë me dije se në pamundësi për trajtim të ujit në FPU Letnicë për shkak të normës së lartë të turbullirës si pasojë e reshjeve të fundit, janë detyruar të ndalojmë procesin e përpunimit dhe furnizimin e konsumatorëve me ujë.
“Gjendja është duke u monitoruar nga stafi përgjegjës i Kompanisë dhe në momentin e stabilizimit të normave brenda standarteve të lejuara, do të rikthehet furnizimi me ujë.
Ju faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e “Hidromoravës”. /2LONLINE/