Shkruan: Izmi Zeka, ish-zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës
Për shkak të diplomacisë së vdekur po mbesim pa u futur në Këshillin e Evropës.
Kjo tallje e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë do të ketë kosto për Kosovën. Letra e sotme drejtuar udhëheqjes së Këshillit të Evropës i ngjanë lojës fëmijërore që shikuar nga prizmi diplomatik paraqet mosnjohje dhe respektim të vetë Kosovës por edhe funksionimit të diplomacisë evropiane,
E bëjmë se bëjmë, e dërgojmë se dërgojmë në kushtetuese, jemi shtet nuk mund të përziheni e kësi lloj retorike e kanë bërë kosovën një shtet për të mos u marr seriozisht nga askush.
Qeveria e Kosovës është duke menduar se ka të bëjë me simpatizantët e saj besnik apo edhe me fjalorin patetik të strukturuar për militantë e që me këtë filozofi luan me ndërkombëtarët. Tani edhe ashtu askush nuk i beson fjalës së Albin Kurtit në Evropë.
Për kryeneçësi dhe diplomaci të vdekur po mbesim pa u futur në Këshillin e Evropës. /2LONLINE/