Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në fshatin Medellak Komuna Novobërdë, është arrestuar një gazetar për “prishje të rendit dhe qetësisë Publike”. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, rasti kalon në procedurë të rregullt dhe i dedikohet Gjykatës si “Prishje e rendit dhe qetësisë Publike”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, duke folur për rastin, ka bërë me dije se ankuesi, shqiptarë shtetas i Kosovës, raporton se derisa ishte duke pirë kafe me një koleg të tij, në një restorant në fshatin Medellak, Komuna Novobërdë, në momentin kur janë ngritur për të shkuar, janë fyer me fjalë të ndyra dhe banale pa ndonjë arsye, ku janë shqetësuar edhe të pranishmit tjerë.
Sipas tij, këto janë bërë, nga një person-mysafir i panjohur i cili në atë moment ishte pran një tavoline tjetër duke pirë kafe.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se rasti është raportuar në stacionin policor të Novobërdës ku I dyshuari, shqiptar shtetas i Kosovës, me banim në Prishtinë, me profesion gazetar, është shoqëruar në Stacionin Policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt dhe i dedikohet Gjykatës si “Prishje e rendit dhe qetësisë Publike”.