Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me stafin e tij dhe përfaqësues të OVL-UÇK dega në Kamenicë, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, me rastin e 28 Nëntorit.
I pari i komunës ka uruar të gjithë shqiptarët pë Ditën e Flamurit, duke thënë se dëshmorët sakrifikuan më së shumti për këtë ditë.
Poashtu për nder të festës së 28 Nëntorit, Kamenica ka themeluar Orkestrën frymore.
Paraqitjen e parë publike e OFK-së, ishte me 26 nëntor, në Akademinë Përkujtimore të Heroit kombëtar, Metush Krasniqi.
Kryetari Rahimaj ka thënë se jeta kulturore e Kamenicës po vazhdon të pasurohet, tani e tutje edhe me Orkestrën e Qytetit.
Ai ka falënderuar drejtorin e Kulturës Behar Hyseni dhe u ka uruar shumë suksese anëtarëve:
Flautë:
Hysnije Latifaj
Alisa Halimi
Klarinet:
Leutrim Llozani,
Uran Bllaca,
Valmir Korqa,
Lundrim Rexha
Trombon: Rejhan Rexha
Korno: Besmir Behluli
Trumpet: Mal Rexhepaj
Perkusione: Naim Salihu
Dirigjim: Leunora Llozani
Saksofon: Jetmir Rrudhani, Rron Rrustemi.