Në vazhdën e ndarjes së mirënjohjeve dhe dekorimeve në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që po u bëhen personaliteteve të ndryshme në fusha të ndryshme, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka dekoruar sot ish-kryetarin e Federatës së hendbollit të Kosovës Mexhit Devaja.
Kryetari Haliti, u shpreh se ndjehet shumë I nderuar që ka rastin të nderoj një personalitet si Mexhit Devaja, i cili për vite me radhë ka dhënë një kontribut të çmuar në sensibilizimin dhe avancimin e hendbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.