Për herë të parë, në Qendrën Klinike Univerisitare të Kosovës (QKUK), nga stafi i mjekëve të QKUK-së, është kryer procedura e kateterizimit në zemër te një fëmijë i moshës 14 vjeçare, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Procedura është kryer nga mjekët e Klinikës së Pediatrisë, në bashkëpunim me ata të Klinikës së Kardiologjisë.
Fëmiu L.S. ishte diagnostikuar me hipertension arterial të ngritur dhe është bërë ekzaminimi invaziv hemodinamik, me qëllim të zbulimit të ndonjë ngushtimi të arterieve.
Ekzaminimi Invaziv është kryer ne sallën e Hemodinamikës të Klinikës së Kardiologjisë .
Ekzaminimi është kryer vetëm nga stafi vendor i mjekëve dhe infermierëve dhe procedura ka kalur pa komplikime.
Fëmiu pas procedurës, është transferuar, në Klinikën e Pediatrisë, , njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/