Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim lamtumirës zyrtarin Tahir Lubishtani, i cili për shum vite ka shërbyer si Koordinator i Këshillave të Fshatrave, në komunën e Vitisë, ndërsa sot ka dalë në pension.
Me këtë rast, kryetari e ka falënderuar për punën dhe e ka çmuar lartë kontributin e tij shumëvjeçarë, në institucionet komunale.
Në shenjë falënderimi për punën, kryetari i ka dhuruar z. Lubishtanit, një dhuratë simbolike. /2LONLINE/