DYLON

Gjilan: Arrestohet në flagrancë i dyshuari për vjedhje

Gjilan: Arrestohet në flagrancë i dyshuari për vjedhje
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 07.07.2022 ka iniciuar rastin ,,Vjedhje” .

Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara me datën 14.07.2022 në bashkëpunim me qytetarët ka arritur që të arrestojë në flagrancë të dyshuarin Kosovar Rom R.A. (1973) me banim në Prishtinë, i cili në një banesë kolektive kishte arritur që vjedhë disa palë atlete të brendeve të ndryshme.

EkoHigjiena

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Gjatë intervistimit është arritur që të sigurohen prova të mjaftueshme se i dyshuari ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Gjilanit.

Gjërat e vjedhura të konfiskuara nga i dyshuari i janë kthyer pronarëve legjitim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.