DYLON

Ministri Mehaj priti në takim gjeneralin gjerman, Bernd Schütt

Ministri Mehaj priti në takim gjeneralin gjerman, Bernd Schütt
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim Komandantin e Komandës së Operacioneve të Forcave të Përbashkëta të Bundeswehr-it Gjerman, Gjenerallejtënant Bernd Schütt.

Në këtë takim, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe planet dhe projektet për avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Ministri Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje për përkrahjen nga shteti dhe forcat e armatosura gjermane për sigurinë e vendit si dhe ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.