“Në më shumë se tri dekada e gjysmë në shërbim të Republikës dhe investimit në gjenerata të arta, pensionohet veterani i arsimit shqip, drejtori i karrierës, prof. Rashit Sahiti”, bëhet e ditur në njoftimin e faqes zyrtare të SHFMU “Abdullah Tahiri”
Ja postimi i plotë:
Pensionohet veterani i arsimit shqip, profesor Rashit Sahiti.
Në më shumë se tri dekada e gjysmë në shërbim të Republikës dhe investimit në gjenerata të arta, pensionohet veterani i arsimit shqip, drejtori i karrierës, prof. Rashit Sahiti.
Drejtori Rashiti, dha një kontribut të veçantë në karrierën e tij jetësore. Mbi tre dekada e gjysmë angazhim e perpjekje për nxjerrjen e gjeneratave dhe udhëheqjes arsimore. Kontributi i tij i vecante jetësor, është i gjatë dhe i papërsëritshëm. Angazhimi i tij sypatrembur i paraluftës në një aktivisti të sinqertë, i cili mobilizohej e angazhohej në demostratat e paraluftës, drejtë kryengritjes së zërit të shqiptarëve për liri dhe bërje të Republikës, është vlera më sublime e një intelektuali të tillë.
Profesor Rashit Sahiti, nën organizimin e tij dhe të shumë arsimdashësve, ndikoi në mbajtjen gjallë të arsimit shqip, nën ambrellën e një regjimi shovenist, përndjekës e shtypës, i cili bënte perpjekje, angazhim e mobilizim, që përmes mbajtjes gjallë të arsimit shqip, të ndikoj në ngritjen e vetëdijës kolektive të popullit tonë, duke e pergatitur atë për frymëzim, mobilizim e angazhim, në përpjekjet e përbashkëta për ta larguar njëherë e përgjithmonë regjimin serbo-sllav, një regjim i cili nuk njihte mëshirë, gjuhë e as dialog.
Profesor Sahiti, konsiderohet një prej veteranëve më të shquar në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të shumtë, i cili me përkushtimin më të madh dhe punë vetmohuese doli fitimtar në shumë sfida nëpër kohë.
Ai shquhet për modesti, karizëm, pedantëri, e mbi të gjitha për fisnikëri e çiltërsi shpirtërore, për virtyte të cilat pa dyshim që i ka bartur tek familja dhe nxënësit e tij nëpër dekada radhazi.Profesionalizmi i tij i madh dhe përvoja e gjatë jetësore në arsim, do të lë një zbrazëtirë të madhe në jetën zhvillimore të arsimit shqip.
Profesor Rashit Sahitin, e falënderojmë për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë zhvillimit dhe ndërtimit të Republikes, dhe, mbarëvajtjes së arsimit shqip ndër vitesh, duke e uruar për ditëlindjen e 65-të. Mbyllja me ndershmëri e punës mbi tri dekadëshe e gjysmë në arsim, të jep ndjenjën e të qenit besnik i pasionit, profesionit e misionit më të shenjtë.
Rashit Sahiti, miku e kolegu ynë, duhet të ndjehet krenar për këtë përmbyllje admiruese të punës në arsim. Patëm fatin, nderin dhe privilegjin, që ishe njeriu ynë, miku ynë, profesori,kolegu e drejtori ynë. Urime ditëlindjen e pensionimin profesor Rashit. Shëndet e gjitha të mirat në jetë. Të faleminderit për gjithçka. Të paçim me ymër të gjatë.
FR