KRU “Hidromorava” organizoi një ceremoni të veçantë për pensionimin e Seniha Hajrullahut, Zyrtares së Auditimit të Brendshëm në KRU Hidromorava.
Ceremonia u organizua në shenjë nderimit dhe falënderimit të thellë për angazhimin dhe kontributin e saj të shquar gjatë gjithë viteve të shërbimit të saj në kompaninë KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan.
Stafi i KRU Hidromorava, duke përfshirë drejtuesit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tjerë gjatë ceremonisë të pensionimit të zonjës Seniha Hajrullahu shprehën mirënjohje dhe nderime të thella për angazhimin dhe punën e shquar të cilën zonja Senihaje, e ka kryer ndër vite me integritet dhe ndershmëri të lartë, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Gjithashtu edhe Menaxhmenti i KRU Hidromorava ka shprehur falënderime për kontributin e saj të shquar në fushën e auditimit të brendshëm. Kjo ka përfshirë jo vetëm angazhimin e saj në përmirësimin e performancës financiare dhe operative të kompanisë, por edhe për drejtimin e saj me ndershmëri dhe integritet të lartë.
Për shkak të përkushtimit të saj të vazhdueshëm dhe aftësive të shquara profesionale, Zonja Senihaje Hajrullahu ka kryer detyrat e saj me një nivel të lartë të përgjegjshmërisë dhe kujdesit ndaj integritetit korporativ.
Pjesëmarrja masive në këtë ngjarje dëshmon respektin dhe vlerësimin që stafi i KRU Hidromorava ka për kontributin e jashtëzakonshëm të Zonjës Senihaje.
Me këtë rast, KRU Hidromorava shpreh edhe njëherë urimet më të sinqerta për pensionimin e Zonjës Senihaje Hajrullahu, duke i dëshiruar një pensionim të mbushur me shëndet, lumturi dhe gëzime në kapitullin e ri të jetës së saj, thuhet në fund të njoftimit të Hidromorovës. /2LONLINE/