DYLON

Armend Misini në krye të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit  (LRFGJ)

Armend Misini në krye të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit  (LRFGJ)
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit (LRFGJ), e ku Armend Misini mori besimin e delegatëve për të qenë kryetar i ri i LRFGJ-së me mandat katërvjeçar.

Delegatët e pranishëm në mbledhjen e këtij kuvendi ia dhanë besimin Misinit i cili tani në krye të LRFGJ-së ka marr përgjegjësi për riorganizimin e futbollit në këtë rajon.

EkoHigjiena

Në fjalën e tij pas zgjedhjes në krye të LRFGJ-së, Misini ka shprehur falënderimin e tij për besimin e dhënë nga klubet dhe shoqatat e këtij rajoni.

Ai premtoi punë të palodhshme dhe siguroi delegatët se do të punojë me përkushtim maksimal për të avancuar infrastrukturën dhe kushtet e futbollit në rajonin e Gjilanit.

Misini ka thënë se në arritjen e këtyre objektivave do ta ketë përkrahjen e plotë të FFK-së.

“Jam i nderuar që kam marrë këtë detyrë të rëndësishme dhe premtoj se do të angazhohem plotësisht për përparimin e futbollit në rajon. Përveç projekteve konkrete për infrastrukturën, do të jem zëri i klubeve dhe do të punoj në organizimin më të mirë të garave regjionale”, ka theksuar Misini.

Përndryshe, në këtë Kuvend ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, si dhe figura të tjera të rëndësishme të futbollit të cilët janë shprehur të kënaqur për kandidaturën dhe zgjedhjen e Armend Misinit në krye të këtij rajoni.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shprehur urimet e tij për kryerin e ri të LRFGJ-së, Armend Misinin dhe Bordin e ri, për të premtuar mbështetje të plotë nga Federata për riorganizimin e futbollit në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.