Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti kanë pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Sarafin Sopi, i cili sapo është pensionuar.
Me këtë rast kryetari Haliti, e vlerësoj lartë angazhimin dhe përkushtimin e z. Sopi gjatë viteve të tij si mësimdhënës, duke theksuar se puna e tij ka lënë gjurmë të thella në arsimimin e shumë nxënësve duke e dhënë një kontribut të çmuar.
Në këtë takim, mësimdhënësi i pensionuar u përgëzua për karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme, si dhe për rolin që ka luajtur në edukimin e brezave të rinj.
Ndërsa vetë Sarafin Sopi, falënderoi komunën dhe kolegët për mbështetjen e tyre gjatë gjithë këtyre viteve. Po ashtu në këtë takim kryetari Haliti i ndau atij edhe një mirënjohje. /2LONLINE/