Me një ceremoni të organizuar nga stafi i Shkollës Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, është mbajtur një mbledhje përshëndetëse për pedagogun Sejdullah Kadriu, i cili ka dalë në pension, e i cili ka dhenë kontribut të çmuar në procesin e edukimit të shumë gjeneratave.
Drejtori i ShFMU, “Musa Zajmi”, Ramadan Dërmaku, ka çmuar lart kontributin e pedagogut Sejdullah Kadriu, i cili për vite të tëra ka punuar në këtë shkollë.
Atij i është dëshiruar shëndet dhe çdo të mirë në jetë. /2LONLINE/