Me rastin e pensionimit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, kanë pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Sami Selmani, i cili ka kontribuar gati 40 vite në fushën e arsimit.
Me këtë rast, kryetari Haliti e ka çmuar lart kontributin e tij në arsim ndër vite në edukimin e gjeneratave të reja.
Haliti tha se pos kontributit të tij në arsim ai ishte edhe një veprimtarë i dalluar për shtet formim dhe shtet ndërtim.
Prandaj kryetari I Vitisë, në shenjë falënderimi për punën, vullnetin dhe përkushtimin e tij në arsim, e ka nderuar z. Selmanin me një mirënjohje. /2LONLINE/