Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Nefail Rrahimi, i cili sapo ka dalë në pension.
Me këtë rast ai e falënderoi atë për kontributin e dhënë në arsim ndër vite, duke e çmuar lartë punën dhe kontributin në edukimin e gjeneratave të shumta me ç’rast i ka ndarë z. Rrahimit një mirënjohje.
Kryetari Haliti, tha se si institucion komunal kemi vendosur që të zhvillojmë traditën e respektimit të atyre që në veçanti kanë kontribuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë.
Përndryshe, Nefail Rrahimi ka punuar 26 vite si mësimdhënës, në shkollën fillore “Dëshmorët e Lubishtës”, në Lubishtë. /2LONLINE/