Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani dhe Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Arbenita Hajdari, uruan pensionimin zonjës Lutfije Ilijazi, duke e falënderuar përzemërsisht për kontributin e saj, për më shumë se 43 vite në shëndetësinë primare.
Gjithashtu znj. Ilijazi pranoi mirënjohje falënderimi nga ana e institucioneve, për punën e bërë ndër vite, e përkushtimin e pashoq.
Fjalë miradie e përshëndetëse shprehën edhe kolegët, duke ndarë emocione e lëvdata për punën e bashkëpunimin e saj!
“Urime pensionimi ikonë e infermierisë gjilanase”, thuhet në urimin e DSHMS-së. /2LONLINE/