DYLON

ATK: 1 milion e 157 mijë euro borxhe të mbledhura nga java e kaluar

ATK: 1 milion e 157 mijë euro borxhe të mbledhura nga java e kaluar
Avatar photo Redaksia

Tek 29 subjekte biznesore javën që shkoi është zhvilluar aksion me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore. Si rezultat i këtij aksioni ngjashëm edhe me aksionet tjera, të cilat janë ndërmarr në vazhdimësi nga Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme, janë inkasuar borxhe tatimore në vlerë prej 1 milion e 157 mijë euro, bënë të ditur Administrata Tatimore e Kosovës.

“Ne kuadër të këtij aksioni kemi inkasim të borxhit total, si dhe inkasim me paradhënie në kuadër të marrëveshjeve që tatimpaguesit kanë hyre me ATK-në”, thuhet në njoftim.

EkoHigjiena

“Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.