Me një ceremoni të veçantë, u shënua pensionimi i hoxhë Januz ef Ramadani, i cili për vite të tëra ka shërbyer me devotshmëri në Bashkësinë Islame të Gjilanit. Në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tij të çmuar, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan i ndau një mirënjohje të veçantë.
Hoxhë Januz ef Ramadani ka qenë një figurë kyçe në xhematin e Anamoravës , duke kontribuar në edukimin fetar, promovimin e vlerave islame dhe forcimin e unitetit brenda xhematit dhe jasht tij. Me përkushtim të jashtëzakonshëm, ai ka udhëhequr xhematin, duke ndihmuar në përhapjen e mesazhit të Allahut dhe mësimet e prohetit Muhamed paqja e Allahu qoftë mbi te .
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim ef Aliu, theksoi se Hoxhë Januz ef Ramadani ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën shpirtërore të besimtarëve dhe se kontributi i tij do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje të thellë. Ai i dorëzoi hoxhës një plaketë mirënjohjeje në shenjë falënderimi për vitet e shërbimit të tij të palodhshëm.
Në përfundim, Hoxhë Januz ef Ramadani falënderoi të gjithë besimtarët e në veçanti xhematin kua ai ka shërbyer me vite dhe KBI- në për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë viteve të tij në shërbim. Ai shprehu mirënjohje për nderin e treguar dhe theksoi se do të mbetet gjithmonë i lidhur me xhematin dhe do të vazhdojë të kontribuojë në mënyra të tjera, edhe pas pensionimit.
/Kryeimami: Iljaz Mustafa/