Avdyl Jerliu, Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A Gjilan ka bërë të ditur për pensionimin e Bajrush Azemit, duke e vlerësuar angazhimin e tij dhe kontributin e deritanishëm për zhvillimin dhe fuqizimin e ndërmarrjes.
Postimi i plotë:
Sot, me rastin e pensionimit të kolegut tonë, z.Bajrush Azemi, bashkë me kolegë në ceremoni të përcjelljes.
Në cilësi të Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A Gjilan, në emër të kolegëve dhe në emrin tim personal, z.Bajrush Azemi e falënderojmë për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe fuqizimin e ndërmarrjes, njëkohësisht i urojmë shëndet, jetë të gjatë e të lumtur pranë më të dashurve të tij!
Urime z.Bajrush Azemi