“Nastradini” para dy dite ishte në Malishevë me një grumbull jabangjinjësh, shumica e të cilëve nuk e dinin ku është shkolla.
Ishin mu këtu, ku sonte as muret e këtij ambienti nuk duken nga masa e njerëzve të mirë e të shëndetshëm “bio” të Partisë Demokratike të Kosovës, bashkëvendës, që shkollën fillore e kemi mbaruar këtu.
Prandaj, sikur sot që jemi tok për ta mbeshtetur Partinë Demokratike të Kosovës, në krye me Kadri Veselin, edhe të dielën masovikisht do ta vulosim fitoren tonë të përbashkët me koalicionin trimfues, për Kosoven”, ka thënë në fjalën e tij mikpritëse, nikoqiri I këtij tubimi, djali i heroit Abdullah Tahiri – Iliri.
Kandidatja e PDK-së për deputete, znj, Leonora Morina – Bunjaku, ka falënderua malishevasit për mikëpritjen, ndërsa ka shprehë ndjenjën e krenarinë që është në mesin e familjes së heroit Abdullah Tahiri.
Duke shpalos aspekte të programit zhvillimor të PDK-së, ndër të tjera, ajo ka thënë: “Jam e sigurt, se më 11 qershor, do ta marr besimin tuaj, bashkë me Zenun Pajazitin e Skenderbe Hebibin, me votën për Fillimin e Ri, për ideatorin, njeriun e fjalës dhe besës, z. Kadri Veseli, për të qenë përfaqësuesja e juaj e denjë në Kuvendin e Kosovës”.
Ndërkaq, z. Zenun Pajaziti, me respektin e shfaqur, poashtu për familjen e heroit Abdullah Tahiri, dhe falënderimin për mbështetësit malishevas, duke veçuar aktivistin dhe anëtarin e ri në PDK, z. Latif Maliqi, ka thënë se në Malishevë ndjehet si veprimtar, e jo si politikan, me ç’rast ka evokuar kujtimet për bashkëveprimtarët nga ky mjedis, kur, të vetmin synim, siç u shpreh ai, atëherë e kishim lirinë, e jo pushtetin.
Pajaziti ka thenë se PDK dhe lideri I saj, Kadri Veseli, ka treguar lidership të fortë me dhinen e mundësisë Ramush Haradinajt për ta drejtuar qeverinë.
“Fitorja jonë tani, na duhet që ta sjellim PDK-në në pushtet në vjeshtën e këtij viti. Kjo fitore na duhet për shkak edhe të veprimtarëve tanë të palodhur nga ky mes, për shkak të Malishevës, për shkak të Gjilanit. Unë e marr përgjegjësinë e plotë ta sjell fitoren e PDK-së edhe në zgjedhjet lokale të këtij fundviti”, tha ai duke shtuar se PDK do të jetë fituese.
“Ju siguroj, në emrin tim, se unë do të jem ai që do t’ju prij. Këtë nuk e kam thënë deri tani. Po e them këtu, ngase tash e kam parë gatishmërinë tuaj që të jem unë ai, për ta sjell fitoren e PDK-së në Gjilan”, ka thënë z. Pajaziti, Ii cili, me këtë rast, e konfirmoi kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e ardhshme komunale.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017