“Po e përmbyllim javën me plot aktivitete terreni, me takime të ndryshme me aktivistët tanë kudo e ngado. Struktura jonë vazhdon të mbetet e fortë si përherë, e unike në qëndrime për zhvillimet politike në vend”, thuhet në komunikatën e Degës së PDK-së në Gjilan
Më tej në komunikatë thuhet:
“Përmes diskutimeve të frytshme, pranuam komente e mesazhe inkurajuese, se ne si në nivel qendror, poashtu edhe në atë lokal, jemi të unifikuar në qëndrime, aktivitete dhe agjendë të konsoliduar.
Se nëndegët janë bazamenti ynë më i fuqishëm, na ka treguar e kaluara, na tregon e tashmja. Ritheksojmë se bashkërendimi për të ardhmen është akoma më i fuqishëm, sidomos me pajtimin se ndryshimet në vend do t’i sjellë pikërisht PDK-ja, dhe përkrahja masive e qytetarëve.
Kështu e me këtë frymë, do të vazhdojmë të takohemi me aktivistët tanë dhe me qytetarët e tjerë, për t’i dëgjuar opinionet dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që zotimet tona të përmbushen në plotni.
Së bashku le të na prijë e mbara”. /2LONLINE/