PDK, rruga nga duhet nisur

PDK, rruga nga duhet nisur

Bazuar në kushtetutën dhe legjislacionin tonë, qytetari i Republikës së Kosovës ka te drejtë të jetë anëtarë i partive politike. E drejta, ndër të tjera nuk guxon të ju cenohet të të qenurit përkrahës dhe votues.

Shkruan: izmi Zeka

Po ashtu, partitë politike kanë të drejtën që të lidhin koalicione në bazë të parimeve dhe platformave politike për mënyrën dhe formën se si do të qeveriset vendi për periudhën e caktuar.

Shantazhi, presioni dhe format tjera të ndikimit janë totalisht të papranuar në demokraci, e them këtë për faktin se qe një kohë tw gjatw në raport me PDK kanë filluar të përhapin racizëm politik dhe disa vija te kuqe…!?

Duhet të përmend edhe një fakt se, elektorati ka lëviz në drejtime të ndryshme në aspektin e rreshtimit politik, por në të njëjtën kohë besoj se PDK e vetmja parti e cila është në gjendje dhe ka kapacitet intelektual dhe moral për të avancuar dhe për të quar procese të rëndësishme dhe procese komplekse kapitale siç është lufta kundër korrupsionit, dialogu me Serbinë, forcimi i shtetit në aspektin ekonomik etj.

Dihet se oponentët politik kanë pas kohë që te krijojnë shpifje dhe trillime, gjithashtu disa media dhe rrjete sociale përmes fake news dhe të tjerët që ju kanë besuar, dhe kjo realisht ka ndikuar në votuesin tone.

Por, është me rendësi që ne si parti dhe si shoqëri mos të kultivojmë arrogance politike dhe se gara politike të këtë kufijtë e saj.

Pushtete janë të ndara dhe se nuk duhet që partitë politike të bëjnë gjyqin askujt e aq me pak llojit të vet (pra partisë tjetër politike), sepse kjo krijon standard të cilin do ta vuajmë në të ardhme. Faza në të cilën gjendemi si shtet është më se e nevojshme për qytetarin që të ketë zërin e vet drejtpërdrejt me qeverisjen e PDK-së. Ne si parti kemi qene të përkushtuar në shtet ndërtim, dhe te tjerët në të kundërtën ( jo të gjithë), dhe se ka krijuar mundësi që qytetari të mos ketë në kohe reale informatën e drejt dhe reale.

PDK, në tërësinë e vet ka shtrirje në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës si dhe ka funksionale te gjitha degët dhe strukturën, dhe se një komunikim me qytetarin do të marrim impute të nevojshme.

Tash ne vetëm se jemi në faze përgatitore të zgjedhjeve dhe besoj te një mobilizim elektoral dhe do te ketë një reflektim real nga qytetari. Është fakt i njohur se në PDK gjithmonë ka pasur njerëz që me kontributin e vete kane dëshmuar, tani jemi në një faze ku kemi krijuar struktura partiake me njerëz dhe kuadro te reja dhe po ashtu pritet të reflektohen edhe ne listën për deputet te Kuvendit te Kosovës.

z. Veseli është kandidatura më kredibile për kryeminsitër me një kontribut dhe bagazh te paarritshëm shtetformues… Dekada e Re, si një koncept dhe vizion politik i PDK -së, në vete ngërthen garanci në avancimin e shtetit të së drejtës, në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit….ky është realiteti që shoqëria jonë vuan.

Dikur Kosova kishte nevoje për shkolla dhe rruge, kjo është punë e kryer. Tash jemi në fazën me të cilën Kosovës dhe qytetarit të saj i duhet zhvillim ekonomik, luftim të dukurive negative….kjo arrihet me Kadri Veselin kryeministër dhe me PDK-në.

KOMENTE