Ramush Haradinaj, lider që përbën shpresë për të ardhmen

Ramush Haradinaj, lider që përbën shpresë për të ardhmen

Ramush Haradinajn nuk e bëjnë të veçantë vendimet që ka marrë në këtë dyvjeçarë. Ramushi është i veçantë sepse është këmbëngulës në të drejtën e popullit dhe shtetit. Është po i njëjti Ramush, si në Prishtinë, si në Gjilan, Shqipëri, në Gjermani e në SHBA. Këtë më së miri na e sqaron gazetari i njohur shqiptar, Augustin Palokaj.

Shkruan: Lejla Shabani

Nëpërmjet nënshtrimit e servilizmit arrin të mbijetosh në politikë, por jo edhe ti sjellësh të mira popullit e shtetit. Ushtria, Trepça, taksa, ligji për paga, e shumë vendime tjera që ndikojnë direkt në ruajtjen e sovranitetit të shtetit, janë dëshmi se vetëm përmes seriozitetit dhe vendosmërisë në politikë arrin të bësh gjëra me vlerë dhe në interes të shtetit dhe kombit në përgjithësi.

Sikurse Kosova që ka liderin e saj, edhe Gjilani përfundimisht ka adresë. Rexhep Kadriu, një lider për të cilin qytetarët e Gjilanit kanë nevojë sikurse njeriu për ajër. Rexhep Kadriu është shpresë për Gjilanin e Anamoravën, për Kosovën në përgjithësi. Rexha na dëshmoi me punë se Kosova ka nevojë për njerëz që punojnë shumë e flasin pak. Në Anamoravë, kudo që shëtisim në rrugë moderne, na bie mend puna e Rexhep Kadriut. Gjilani sot prezantohet me emrin e tij.

Koncepti shtet 100% të pret edhe ty. Behu pjesë e gardianëve të ruajtjes së Republikës!

KOMENTE