PDK po rikthehet, po rikthehet në identitetin e vetë të vërtetë. Kjo u pa edhe sonte në Miresh (Dobërçan), nga një pjesëmarrje e madhe elektorale dhe po ashtu, me pjesëmarrjen dhe angazhimin e vrullshëm të veterinave të saj të shumtë.
Shefik SURDULLI, kandidat i PDK-së për Asamble Komunale
#PDK94 #ZenunPajaziti
#PDK94 #2ShefikSurdulli
Ata edhe atëherë kur PDK kishte vështirësi, kishte kriza, këta (Ibrahimi, Raifi, Berati, Kemajli, Qemajli, Ismajli, Zijai, Ximi, Ridvani, etj) nuk u dorëzuan, nuk u nënshtruan asnjëherë, ndonëse i kishim lënë anash dhe nuk ishim përkujdesur mjaftueshëm për ta.
Ishte kjo një rrugë e gabuar, nëpër të cilën PDK nuk do t’i bie kurrë më. PDK do t’ua kthej borxhin të merituarve, atyre që nuk përfituan asgjë, por që asnjëherë nuk u ndanë nga ne, nuk na braktisën. PDK-së po i bashkohet edhe energjia e re, kuadrat e shkëlqyera, të cilët, perspektivën e vetme e shohin me PDK-në.
Prandaj, PDK po rikthehet – Gjilani po bëhet.
Gjilani po behët nga ata që e bënë lirinë e Kosovës, po bëhet nga ata që e bënë Kosovën shtet të pavarur.
Gjilani po bëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, nga ata që e duan Gjilanin, nga simboli i forcës së ndryshimit për Gjilanin, Zenun Pajaziti, veprimtaria atdhetare e politike e të cilët, është e dëshmuar edhe me gjenezë familjare.
Gjilani po bëhet…!
Faleminderit!
(Nga fjala ime ne tubimin elektoral te PDK, me nëndegët: Miresh, Kmetoc e Verbicë)
Sponsorizuar nga Shefik Surdulli