Largimi nga puna i 23 punëtorëve të Kompanisë “Ecohigjiena”, është pasojë e keqpërdorimeve dhe shkeljeve ligjore të Komunës së Gjilanit, për të cilin rast, para dy dite e njoftuam publikun për kërbaçin që OSHP ia kishte dhënë komunës, thuhet në reagimin e PDK-së së Gjilanit.
Punëtorët e “Ecohigjienës”, qe 11 muaj (nga 1 gushti 2016), përmes shantazhit nga zyrtarët e lartë të komunës, kryejnë shërbime komunale, duke mirëmbajtur, pa pagesë, parqet dhe hapësirat publike, pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, punë këto, të kryera, vlera e të cilave arrinë shumën, nga 195000 deri në 210000 €.
Prandaj, si rezultat i kësaj, këtyre punëtorëve, në pamundësi të pagesës, iu është shkëputur kontrata e punës dhe mbeten në rrugë
Pra, këta punëtorë mbeten pa punë përshkak të interesave personale, të një klani pushtetarësh të Lutë Hazirit.
Kryetari I Komunës Lutë Haziri, në deklaratat e tij populiste, kohë më parë, kur punëtorët e Ekohigjienës kërcënoheshin për largim nga puna, kishte deklaruar: “Nuk do të lejoj që në këtë shekull, këtyre punëtorëve t’ua merrni keset e bërllogut nga duart se me to i ushqejnë familjet!”. Ndërkaq tani, në këtë muaj të agjërimit, nxirren në rrugë 23 punëtorë.
Numri i punëtorëve të larguar nga puna, nga Ecohigjiena, nga janari I këtij viti e deri më sot, në mesëin e të cilëvë është edhe Avdil Ibishi, njeriu me karrocë, I njohur për punëtorë të madh nga gjilanasit, ka arritë në 44 syresh.
Përderisa, Komuna (LDK) përmes portaleve, propagandon për qëllime politike të fushatës zgjedhore, se 13 nga punëtorët e larguar, janë sistemuar në Ndërmarrjen publike “Tregu”, e në anën tjetër, punëtorët, edhe ashtu të lënduar, sillen rrugëve të papunë, thuhet në reagimin e PDK-së së Gjilanit.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017