Kandidatet femra nga Gjilani synojmë parlamentin për të qenë zë i fuqishëm i qytetarëve

Kandidatet femra nga Gjilani synojmë parlamentin për të qenë zë i fuqishëm i qytetarëve

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” ka organizuar debatin e radhës me temën: ”Kandidatet përballë qytetarëve” ku në të ishin ftuar kandidatet femra të cilat folën për synimin dhe qëllimin e tyre në garën për të qenë pjesë e vendimmarrjes në Parlamentin e Kosovës por edhe iu përgjigjen interesimit të të pranishmëve në debat duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

Në përballjen me të pranishmit në debat kandidatet: Valentina Bunjaku – Rexhepi, Lirije Kajtazi, Valdete Bajrami, Leonora Morina-Bunjaku, Besa Baftiu dhe Selvete Shurdhani.

Kandidatet për deputete, në fjalët e tyre kanë shpalosur hollësi nga programet dhe u janë përgjigjur pyetjeve të publikut.

Valentina Bunjaku – Rexhepi (LDK), ka thënë se është e rëndë për një femër që të merret me politikë, por shtoi se është e gatshme për t’u përballë edhe me këtë sfidë. Ajo tha se mund të ja dalin edhe femrat të jenë përfaqësuese të denjta, ndërsa tha edhe se e ka besimin e plotë që sikur edhe në zgjedhjet lokale, kur ishte më e votuar, beson se do të jetë poashtu njëra ndër femrat më të votuar edhe në këto zgjedhje nacionale. Ajo përveç qç beson në fitoren e saj atë ia dëshiron të gjitha kandidateve femra nga komuna e Gjilanit.

Edhe Lirije Kajtazi (LDK), ka theksuar se edhe në përbërjen e kaluar të Kuvendit kishin bërë shumë për femrën kosovare. Ajo ka theksuar se shteti i Kosovës po sfidohet, andaj duhet pjekuri politike për ta sfiduar situatën. Kajtazi ka thënë se programi i LDK-së e forcon rolin e gruas, ku ndër të tjera parashihet edhe vetëpunësimi i grave.

Valdete Bajrami (Nisma), ka theksuar se Anamorava ka pasur shumë deputetë në përbërjen e kaluar, por shumë pak është dëgjuar zëri i tyre. Sipas saj, zëri i gruas do të dëgjohet shumë më tepër se ai i burrave, ngase gratë mund t’ia dalin më shumë se meshkujt. Ajo ka vlerësuar besimin që ia ka thënë subjekti i tij, pasi ishte edhe shefe e Grupit në përbërjen që ka përfunduar dhe ka premtuar se zëri i saj do të jetë edhe më i fuqishëm në mbrojtje të interesit qytetar dhe të vendit. Ajo tha se fal saj dhe kolegëve të saj nga Nisma, janë stopuar shumë të këqija për vendin.

Leonora Bunjaku Morina (PDK), ka thënë se kanë patur sfida e vështirësiraa, kurse deputetet femra mund të bëjnë shumë për qytetarin, për një jetë më të mirë të tyre. Ajo tha se me “Fillimin e ri” rol të veçantë do t’i jepet gruas dhe se në momentin që do të marrin pushtetin do të kërkojnë drejtësi gjinore. Ajo tha se PDK gruaja do ta ketë vendin e saj në vendimmarrje, në ndërmarrësi dhe në çdo fushë tjetër sepse ajo mundet dhe do t’ia del.

Besa Baftiu (VV), ka thënë se kandidatët burra për kryeministër nuk po kanë guxim që të ballafaqohen, kurse deputetet gra, gjithmonë kanë qenë bashkë kur u desh mbrojtja e gruas. “Vetëm të jesh grua është sfidë”, ka thënë Baftiu, që ka shtuar se sa ka qenë deputete është përpjekur që ta mbrojë sovranitetin e Kosovës dhe këtë ia kanë arritur duke ndalur dy marrëveshjet dëmshme për qytetarët dhe vendin duke bërë që kështu të respektohet besimi i marrë nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar mbrojtjen e sovranitetit dhe kështu në mbrojtje të interesit qytetarë do të veprojnë edhe në mandatin e ri.

Ajo tha se në Vetëvendosje ka hapësirë të mjaftueshme për gra dhe se aty ku preken gratë do të jenë zëri i tyre.

Selvete Shurdhani (Lëvizja për Drejtësi), ka thënë se të qenit deputete më shumë se privilegj është përgjegjësi, por se të gjitha gratë do t’ia dalin, kurse gratë do të zotohen se do të jenë zë i përbashkët për të mirën e vendit dhe të qytetit. Ajo shtoi se programi i Lëvizjes për Drejtësi ka vend të posaçëm edhe për gruan.

Gratë kandidate për deputete janë përballë me pyetje nga më të ndryshmet. Kështu Besa Baftiu, ka theksuar se e njohin dhe e mbrojnë sovranitetin e Kosovës dhe se është krenare që kishte hedhur gazin lotsjellës për të ndalë dy marrëveshjet e dëmshme. Valentina Bunjaku, tha se se do ta nënshkruajnë marrëveshjen për demarkacionin dhe asociacionin, por sipas ligjeve të Kosovës e Lirija Kajtazi, u zotua se do të përkujdesen për qytetarët e Kosovës Lindore dhe se do t’i kryejnë obligimet që i ka shteti i Kosovës. Valdete Bajrami, tha se asnjë qeveri e deritashme nuk ka bërë sa duhet për Kosovën Lindore, kurse sa i përket demarkacionit, tha se janë për demarkim, por jo në formën çfarë u është ofruar në kuvend. Ajo tha se për asociacionin e ka thënë fjalën e saj Gjykata Kushtetuese. Ajo mund të jetë OJQ me ligjet e Kosovës.  Leonora Morina – Bunjaku, tha se Kosova Lindore do të ketë trajtimin e duhur dhe se si deputete do të bëjë më të mirën e mundshme që Kosova të frymojë lirshëm dhe të integrohet.

Besa Baftiu, ka thënë se VV ka bërë shumë për Kosovën Lindore, por se VV nuk e kishte fuqinë e vendimmarrjes e VV dëshiron që të integrohet në Evropë, por pa humbur tokë e Selvete Shurdhani, tha se do të përkrahen kërkesa e banorëve të Kosovës Lindore.

Debati është mbështetur nga Fondacioni Friedrih Ebert Stiftung me seli në Prishtinë.

KOMENTE