Pushtetarët aktual të LDK-së në Gjilan, me bekimin e kryepushtetarit Lutë Haziri, fillim e mbarim janë marrë më punësime familjare dhe të militantëve të partisë së tyre, thuhet në një komunikatë, të lëshuar nga Zyra e Informimit të PDK-së, Dega në Gjilan.
Sipas kësaj komunikate, kjo dukuri vazhdon të jetë evidente në të gjitha segmentet qeverisës, varësisht nga mundësia e hapjes së vendeve të punës. Pas arsimit, dhe të ndonjë segmenti tjetër si absorbues të numrit të madh të punëtorëve, QKMF veqohet për punësime të tilla, keqpërdorime dhe për anomali të shumta prej kur LDK e ka pushtetin.
“Në konkursin e fundit, në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare (QKMF), drejtori i pushtetshëm i LDK-së, në QKMF, këtë fund-mandat, po e shfrytëzon për t’i rehatuar njerëzit e vet. Me këtët rast, tre punëtorë I ka punësuar në shërbimin teknik, dy prej tyre militant të LDK-së ndërsa tjetri është nip i tij (djali i vëllait)”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Duke i parë të gjitha këto marrëzi të pushtetit, fund e krye të dështuar, qytetarët gjilanas, me padurim po e presin fundit e kësaj qeverisje, në zgjedhjet e 22 tetorit të këtij viti, thuhet në fund të kësaj komunikate.