Edhe skeptikët më të mëdhenj e dinë, se që na nga koha e formimit të PDK-së, por edhe më herët se lidershipi politikë i PDK-së, ishin burrat dhe gratë të cilat dëshmuan dhe po dëshmojnë se proceset e mëdha dhe të rëndësishme për vendin kanë vulën e tyre, vulë kjo e cila në historinë më të re të shtetësisë së Kosovës, ka djersën, mundin, gjakun dhe sakrificën e njerëzve të dëshmuar atdhetar.
Shkruan: Izmi Zeka
PDK si një bosht kurrizor i Luftës Çlirimtare, rimëkëmbjes së vendit pas shkatërrimit dhe plagëve të luftës, bërjes, konsolidimit dhe shpalljes së shtetësisë së Kosovës, ka dëshmuar dhe po dëshmon seriozitetin se proceset më të rëndësishme të vendit, nuk mund të paramendohen pa një lidership të përkushtuar që në momente kruciale për vendin interesat individuale dhe partiake mbesin prapa atyre kombëtare.
Ne, me Partinë Demokratiken të Kosovës kemi dëshmuar, se individët sa do që mund të kenë fuqinë dhe karizmin, rolin në procese të rëndësishme, idealet madhore dhe shtetbërja janë prioritete të pa ndara.
Partia Demokratike e Kosovës, është konak i madh i burrave të dëshmuar në procese kruciale, atdhetarë që në këto orë të historisë ti vënë vendit vulën e integrimeve evro-atlantike.
Në rrugëtimin e ri Partia Demokratike e Kosovës me Kadri Veselin, si lideri pakontestueshëm në luftë kundër korrupsionit dhe devijimeve që penguan zhvillimin e mirëqenies në vend, po dëshmon se do të bëjmë çmos që t’i mbajmë të rinjtë në Kosovë, ta zhvillojmë ekonominë dhe ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Ne jemi të bindur, besojmë dhe po dëshmojmë se ky lidership i Partisë Demokratike, ka kurajën dhe përkushtimin, besatimin dhe guximin që ashtu siç kemi fituar para 20 vjetësh, do të fitojmë edhe sot këto sfida jo të lehta . Ne çdo ditë e më shumë po rrisim strukturën e partisë, ky besim në Partinë Demokratike të Kosovës, haset dhe takohet, kudo qytetarët e shprehin këtë besim. Ne çdo ditë e më shumë me burime të reja të freskëta njerëzore po japim shembullin e një filozofije të re për shtetin e Kosovës që është edhe garanca e zhvillimit dhe e integrimit të saj aty edhe ku e ka vendin. Janë këta burra dhe gra që do të na mundësojnë që të përmbushim synimin tonë për të bërë një Kosovë të zhvilluar, pa korrupsion, pa nepotizëm dhe me aleancë të fortë me partnerët ndërkombëtarë, me theks të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Partia Demokratike e Kosovës është shtëpia e të gjithë atyre që kanë vullnet e dëshirë të ndjekin vizionin tonë politik e që është edhe vullnet i qytetarisë së Kosovës dhe që kanë diçka për të bërë apo dhënë për Kosovën.
Partia Demokratike e Kosovës është këtu për proceset e mëdha të cilat nuk mund të kryhen pa vulën e PDK-së.