DYLON

Krenare me Vlora Imerin

Krenare me Vlora Imerin
Avatar photo Redaksia

Deputetja gjilanase, Valentina Bunjaku – Rexhepi tha se ndihet krenare me Vlora Imerin e cila së fundi po promovon shumë kode tematike nga Kosova përmes fotografive e instalacioneve, në shumë institucione relevante kulturore të Zvicrës!
Ja postimi i saj i plotë:

Krenare me Vlora Imerin

Vlora Imeri po e bën krenare Kosovën, Gjilanin dhe mua! Vajza e tezës, ka pasur gjithmonë veçantinë, përkushtimin dhe talentin e vet në artet pamore dhe kudo tjetër! Artistja Imeri së fundi po promovon shumë kode tematike nga Kosova përmes fotografive e instalacioneve, në shumë institucione relevante kulturore të Zvicrës!

EkoHigjiena

Si aktiviste politike për shumë vjet, drejtuese e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan dhe ish-kryesuese e Kuvendit Komunal, zemra më bëhet mal kur arrijnë vajzat e gratë e Kosovës, majet e suksesit, e lëre më si Vlora, e cila po përmirëson imazhin e Kosovës në zemrën e mërgatës shqiptare – Zvicër!

Vlora më bën shumë përshtypje edhe për artin që krijon: kreative, e thellë, unike, e ndjeshme dhe universale!

Shembulli i saj duhet të ndiqet dhe të jetë inspirim!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.