Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka mohuar se vizitat e zyrtarëve të kësaj partie dhe liderit të saj në terren po bëhen për fillimin e përgatitjeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai ka thënë se këto vizita janë në kuadër të programit dhe statutit të partisë për të komunikuar me bazën, në këtë rast degët.
“Partia Demokratike ka obligim programor dhe statutar që në vazhdimësi të komunikojë me bazën e partisë. Pra, duhet të dëgjohet elektorati, të dëgjohen hallet, problemet, sugjerimet si dhe vërejtjet e elektoratit. Prandaj, të gjitha këto kanë qenë në kuadër të rrjedhës normale, por gjithsesi kjo e dëshmon se Partia Demokratike në çdo kohë është e gatshme të dalë para qytetarëve dhe ta kërkojë besimin e qytetarëve”, ka thënë Grabovci në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”…
…Grabovci ka thënë se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai ka theksuar se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për koalicione të mundshme, duke mos e përjashtuar, pas zgjedhjeve parlamentare, një koalicion të përbashkët me AAK-në….
Për më tepër BURIMI: Epoka e Re