Zgjedhjet lokale që sipas kalendarit pritet të mbahen në fundvit kanë mobilizuar qysh tani subjektet politike dhe në këtë vazhdë, edhe nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Zhegër të Gjilanit veç i ka të përcaktuar dy emra që i do pjesë të listës së kandidatëve të PDK-së së Gjilanit, që do të garonin në zgjedhjet lokale për Kuvendin Komunal të Gjilanit.
“Në vazhdën e takimeve te rregullta të kryesisë së PDK-së në Zhegër, është takimi rregullt i kësaj kryesie ku nder të tjera u diskutua edhe për konsolidimin dhe fuqizimin e PDK-së në Zhegër. Pas shumë takimeve me anëtarësinë e gjerë ishte kërkesë që të caktohen kandidatët për këshilltarë komunal të Asamblesë komunale në Gjilan në zgjedhjet e nëntorit nga radhët e kësaj partie”, thuhet në një njoftim të kësaj nëndege.
“Në të gjitha këto takime ishte kërkesë qytetare që për zgjedhjet e ardhshme për pushtet lokal këshilltarë të ardhshëm të regjionit të Zhegrës të jenë ish Drejtori i Ndërmarrjes Ecohigjena, altruisti dhe veprimtari i palodhur i sportit dhe jetës politike z. Bajram Isufi dhe ish Drejtori i SHFMU ,,Agim Ramadani” ,në Zhegër, Sami Kadriu, po ashtu veprimtar i devotshëm i arsimit dhe kulturës në regjionin e Zhegrës me rrethinë”, thuhet në njoftim, transmeton 2LONLINE.
Kryesia e PDK-së në Zhegër përkrahë fuqishëm kandidimin e Bajram Isufit dhe Sami Kadriut për këshilltarë të asamblesë komunale në Gjilan dhe njëherësh ju uron suksese në punën dhe angazhimin e tyre të mëtejmë për të mirën e qytetarëve të Zhegrës me rrethinë!