(2LONLINE) – Grupi i Këshilltarëve të PDK-së për braktisjen e seancën së fundit kishin akuzuar kryesuesen e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku-Rexhepin, për shkelje të rregullores së kuvendit dhe se ua ka mohuar të drejtën e fjalës (shih shkrimin: “U ndiem të fyer se si drejtohej seanca nga kryesuesja KK-së”), por se kjo nuk i ka bërë përshtypje kryesueses së Kuvendit e cila ka thënë se PDK-ja po ka probleme me zvogëlimin dhe tkurrjen e saj , pasi asaj po i ikin edhe këshilltarët komunal. PDK ka frikën se ikjet nga ky subjekt do të vazhdojnë akoma andaj po mundohet që duke inskenuar gjoja mungesë të demokracisë në Kuvend të përpiqet të tërheqë vëmendjen e media-s të mos merren me zvogëlimin e PDK-së, por të merren me problemet artificiale.
Në reagimin e saj Valentina Bunjaku – Rexhepi, kryesuese e Asamblesë Komunale të Gjilanit ka thënë se seanca e fundit e KK-së në Gjilan, është përcjellë me leksione të reja të demokracisë. Këshilltarët komunal që vijnë nga radhët e PDK-së me gjasë nga kompleksi i zvogëlimit ose tkurrjes, ka bërë që të shpërthejnë në akuza ndaj saj.
“Deri në këtë seancë PDK kishte tetë këshilltar, nga kjo seancë ata u zvogëluan për një këshilltar andaj atyre i është dashur inskenimi i mungesës së demokracisë për të bërë që mediat të mos merren me zvogëlimin e PDK-së por të merren me problemet artificiale që ata ngritën në adresë të kryesueses. Rregullorja e punës së KK-së, është tejkaluara skajshmërisht nga paraqitjet e këshilltarëve të PDK-së, por këshilltarët e PDK-së edhe pse kanë diskutuar dy e tre herë më shumë se sa parashihet në rregullore, ata shprehen pakënaqësinë artificiale dhe e lëshuan seancën”, ka thënë rexhepi.
Ajo shtoi se l.kompleksi i PDK-së ka të bëjë më zvogëlimin e jo me mënyrën se si udhëheq Kryesuesja. PDK ka dëshmuar në seancën e fundit se dinë të bëjë politikë mediale të ikë nga kompleksi i zvogëlimit në sulme të pa baza dhe në sulme teatrale, ngase jo që nuk po mësohen në rolin e opozitës por kanë frikë nga zvogëlimi i mëtutjeshëm.
“Po sqarojmë ajo që bëri që PDK të inskenojë braktisjen e seancës. Kryetari Lutfi Haziri, raportoi lidhur me tre mujorin e punës, më pas duke tejkaluar të gjitha sanksionimet e rregullores së punës së kuvendit, kryetaret e grupeve të këshilltarëve, dhe këshilltarët folën nga dy e tre here, në fund ishte përgjigjja e kryetarit të Komunës dhe kjo në bazë të rregullores së punës së kuvendit tregon përfundimin, përmbushjen e pikës së rendit të ditës. Andaj, kërkesa e këshilltarëve të PDK për diskutime edhe të tjera është pa justifikueshme, por është inskenim. Për më shumë braktisja e punës së kuvendit në pikën kur do të duhej të raportonte Komandanti i policisë, PDK nuk do të ishte në interes të dëgjonte këtë raport, ngase, atyre iu është dashur inskenimi i braktisjes”, ka thënë kryesuesja Rexhepi.
Ajo tha se është e gatshme dhe e përkushtuar që të lus PDK të jetë pjesë ë përbashkët e mësimit të demokracisë. “Të një demokracie funksionale e cila do të na ndihmojë të gjithëve. Problemet teknike, mungesën e materialeve, dhe mungesat e tjera nuk janë ato që duhet të na ndajnë, por ato që do të na ndihmojmë njëri tjetrit”, ka thënë ajo. /2lonline/.