DYLON

Serbët e Veriut e shpallin të padëshiruar EULEX-in

Avatar photo Redaksia

Komuna e Mitrovicës, e Leposaviqit, e Zubin Potokut dhe e Zveçanit sot, sipas një kumtese dërguar medieve serbe , e kanë suspenduar bashkëpunimin me policinë e EULEX-it dhe e kanë shpallur atë, siç thonë këto komuna, “të padëshiruar në ‘territoret’ e veta”.

Këtë hap këto komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, siç njofton FoNet e kanë ndërmarr për shkak të gjoja përcaktimeve automatike të dënimit me paraburgim të cilat po i shqetësojnë qytetarët e kësaj pjese të Kosovës.

EkoHigjiena

Këto bashkësi lokale besojnë se aksioni i fundit në të cilin, sipas tyre, bashkëqytetari i tyre praktikisht është rrëmbyer derisa po shkonte në vendin e punës, tashmë është bërë praktikë e përcaktimit të paraburgimit 30-ditësh të të gjithëve që policia e EULEX-it i arreston dhe, për këtë shkak, këto komuna kanë suspenduar bashkëpunimin me këtë polici dhe e kanë shpallur të padëshiruar në “territorin e vet”.

Në kumtesë theksohet se në veri të Kosovës nuk ka më avokat që mund t`i mbrojë qytetarët sepse “sjellja e këtij misioni ( e EULEX-it) është e tillë që edhe avokatët të jenë shënjestër e tyre.

Përfaqësuesit e këtyre komunave parashohin se nëse vazhdon ky trend i arrestimeve, burgu i Mitrovicës nuk ka kapacitet për t`i zënë të arrestuarit.

Sipas kumtesës, këto komuna kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të arrestimeve dhe krijimin e kushteve për, siç thonë ato, zbatimin e të drejtës përkatësisht të mos arrestohet askush derisa të mos bëhet integrimi i gjyqtarëve serbë./RTK/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.